Rritja e çmimeve rikthen në protestë studentët, marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 13:27 | Aktualitet
Rritja e çmimeve rikthen në protestë studentët,

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar të gjithë mësimin dhe kanë nisur një protestë pak pas mesditës së të premtes.

Ata kanë nisur marshimin drejt qendrës së kryeqytetit, ku sot pritet të mbahet protesta e radhës. Ndërkohë, edhe në qendër të qytetit të Korçës janë mbledhur me qindra studentë kërkojnë ulje të çmimeve.

Ndërkohë, para kryeministrisë protestuan edhe taksistët. Të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, taksistët thanë se ky ndryshim i çmimeve  ka detyruar të rrisin koston për qytetarët, ndërsa dhe njëherë tjetër paraqiten kërkesat drejtuar qeverisë.

Për ditën e tretë radhazi, pasditen e së premtes pritet të mbahet protesta masive për rritjen e çmimeve në bulevard, para kryeministrisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/11/kryeministri-flet-sikur-po-vjen-asteroidi-binaj-zelensky-eshte-ne-lufte-dhe-di-ti-buzeqeshe-popullit-te-tij/
https://a2news.com/2022/03/11/nuk-ndalen-protesta-kunder-rritjes-se-cmimeve-studentet-e-korces-dalin-ne-rruge/
https://a2news.com/2022/03/11/rritja-e-cmimit-te-naftes-taksistet-proteste-para-kryeministrise-jemi-ne-prag-falimenti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos