
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se tashmë fushata e vaksinimit në vend ka arritur një objektiv domethënës, duke kaluar gjysmë milionë vaksinat.
“ 29 ditë para afatit të bërë publik, realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani”, ishin fjalët e kryeministrit Rama.
Fillimisht plani i autoriteteve ishte që kjo shifër të arrihej brenda qershorit. (A2 Televizion)