All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama: Basha e Berisha, dy kufoma politike që luajnë kështjellash. Demokratë, ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 19:10 | Politikë
Rama: Basha e Berisha, dy kufoma politike që luajnë kështjellash.
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë për atë që ndodhi sot në Partinë Demokratike. Pak minuta pasi Basha dhe Berisha e kishin akuzuar si bashkëfajtor të krizës, Rama u bëri ftesë në Twitter edhe demokratëve të bashkohen me të.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s'më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi... Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t'u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos