Rama, batuta me Kujtim Gjuzin: Ti ke hallin e Monarkisë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 12:38 | Politikë

Kryeministri Rama ka shkëmbyer disa batuta me deputetin e opozitës parlamentare, Kujtim GJuzi, siç ka ndodhur edhe herë të tjera.

“Zotëria ka hallin e Monarkisë”, i tha Rama. “Por janë halle luksoze në krahasim me hallin e tyre. Kështu që hallet tuaja luksoze mbajini vetë. Se erdhi se nuk erdhi Monarkia, ti je Mbret, nuk të lëviz njeri nga froni, je Mbret pa Mbretëri, por Mbret je”.

“Po të mos ishim ne të përgjegjshmit, ti nuk ishte aty ku je”, iu përgjigj Gjuzi. “Ti nuk je i përgjegjshëm, por je më shumë, je Mbret. Por ulu aty se jemi ende Republikë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos