Rama, bisedë 60 minuta me Merkel: Një mike që ndjek me vëmendje rajonin tonë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 16:33 | Politikë
Rama, bisedë 60 minuta me Merkel: Një mike që ndjek me

Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njofton se bisedoi me Merkel për planin e investimeve të BE në Ballkan, Shengenin rajonal dhe çeljen e negociatave.

Rama e vlerëson Merkel si një mike të shkëlqyer që gjithnjë e ka vëmendjen te rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Me kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë, në dhjetor.

Edhe njëherë, si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos