Rama bisedon me homologun britanik Rishi Sunak, në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe azilkërkuesit

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 18:18 | Politikë
Rama bisedon me homologun britanik Rishi Sunak, në fokus forcimi i

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik Rishi Sunak kanë biseduar së bashku pasditen e sotme, siç informon vetë zyra e Downing Street.

Sipas deklaratës, liderët e dy shteteve folën për forcimin e marrëdhënieve për sa i përket tregtisë, investimeve dhe sektorit të mbrojtjes, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen kibernetike.

Britaniku Sunak edhe pse i ka dhënë rëndësi kontributeve të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ka pohuar se duhet bërë ende shumë për t’u përballur me fenomenin e emigracionit ilegal, si dhe në përmirësimin e legjislacionit për sa i përket trajtimit të azilkërkuesve dhe rikthimi i tyre në vendlindje në rastin e refuzimit të lejes së qëndrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos