Rama: Deputetë, ministra, kryetarë bashkie, fajtorë për gjendjen ku ndodhet Kadastra

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 11:25 | Politikë
Rama: Deputetë, ministra, kryetarë bashkie, fajtorë për

Kryeministri Edi Rama ka bërë fajtorë deputetë, ministra e kryetarë bashkie, për gjendjen në të cilën ndodhet Kadastra. Ai tha se ata, ndonëse nuk iu drejtua personalisht, por me postin e tyre, kanë “interferuar” në punën e Kadastrës, duke shfrytëzuar pushtetin e duke ndërhyrë deri në imponim deri në emërimin e punonjësve.

“Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, dhe kur them nga ju, e kam fjalën për kategorinë, deputetë, ministra, kryetarë bashkish, për të vazhduar me më tutje të gjithë ata që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me Kadastrën, që nga emërimet e drejtuesve, një influencë deri në imponim, te influenca për punonjës, për mbështetje për njërin apo tjetrin deri në imponim, duke e penguar Kadastrën që të bëhet ajo që duhet të jetë, banka e sigurt e pronës së patundshme të shqiptarëve”, tha Rama.

Ai shtoi se është bërë punë, por jo aq sa duhet, për të zhbërë ndikimin e politikës mbi Kadastrën.

“Nuk jemi në kushtet që kemi arritur aty ku duhet, por kemi parë çudira pas çudirash me pronat e shqiptarëve. Influenca politike mbi Kadastrën ka qenë shumë e pranishme, atëherë të tjerët kanë bërë njëmijëfishin e asaj që kanë qenë të detyruar nga lidhjet miqësore, familjare, nga lidhjet klanore”, u shpreh kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos