Vizita e kryeministrit Rama në Ukrainë, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic, shënon një ngjarje të rëndësishme, për qasjen e Ballkanit Perëndimor ndaj luftës në Ukrainë. Sipas Shaqir Vukajt, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, vizita është e rëndësishme për simboliken e saj. “Vjen nga dy vende anëtare të NATO-s, dy vende të Ballkanit që është në qendër të vëmendjes dhe politikës ruse, vjen nga një vend sllav si Mali i Zi dhe nga Shqipëria që ka qenë objektiv i Rusisë. Nuk ka këto 3 shekujt e fundit asnjë ngjarje në Ballkan ku nuk ka patur rol Rusia. Ka vlerë simbolike por edhe mësim i mirë për liderët e shumë vendeve perëndimore që kanë premtuar por nuk kanë shkuar aty në vizitë zyrtare”, thotë ambasadori në ”Debat”. (A2 Televizion)
Rama dhe Abazovic në Kiev, ish-ambasadori në Moskë: Ka vlerë simbolike, por Putin po i realizon objektivat
