
Një e diel me emocione në Serinë A, ku Milani feston një fitore të rëndësishme në transfertë, ndërsa Juventusi nuk arrin të dalë me tri pikë nga një prej transfertave më të vështira.
Në “Marassi”, kuqezinjtë mposhtën Genoan 2-1, duke reaguar pas zhgënjimit në Europë. Alphadjo Cisse zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, ndërsa Christian Pulisic dyfishoi shifrat vetëm gjashtë minuta më vonë, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase. Genoa nuk u dorëzua dhe Ellertsson rihapi sfidën në minutën e 88-të me një goditje fantastike nga distanca, por Milani rezistoi deri në fund.
Aktualisht Milani është ne vendin e katërt me 24 pike, 3 larg Romes dhe 4 nga Interi, ndërsa kreun e mban Lazio me 28 pike pas 11 javësh.
Ndërkohë, Juventusi u ndal në barazimin 2-2 në Firence. Fiorentina kaloi në avantazh me Mateo Pellegrinon, por Nick Woltemade barazoi për bardhezinjtë. Në pjesën e dytë, vendasit kaluan sërish përpara me golin e Rolando Mandragorës, por Juventus arriti të shmangte humbjen me një tjetër gol të barazimit.
Pas kësaj ndeshje, Zonja e vjetër mbetet në vendin e shtatë me 18 pike pas 11 javësh. (A2 Televizion)