Arrestimi i autorit të grabitjes së bankës, Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji, teknologjia në shërbim të Policisë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 12:55 | Politikë

Arrestimi i autorit të grabitjes së bankës, Demo: Maska nuk

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pasi policia arrestoi personin e dyshuar për grabitjen e një filiali bankar në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Demo thekson se maskimi dhe largimi nga vendngjarja nuk mund ta shmangin përgjegjësinë përpara ligjit, duke vënë në dukje rëndësinë e investimeve në teknologji dhe forcimit të kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit.

“Maska nuk të fsheh nga ligji!”, shprehet ministri, duke nënvizuar se teknologjia dhe kapacitetet profesionale të Policisë janë prioritete në luftën kundër krimit.

"Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia e Shtetit ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, i cili kishte vepruar i maskuar dhe ishte larguar nga vendngjarja. Siç e kemi theksuar edhe më parë, investimi në teknologji dhe forcimi i kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit janë prioritete në luftën kundër krimit. Qytetarët duhet të ndihen të sigurt në punë, në rrugë dhe në lagjet e tyre. Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin. Teknologjia në shërbim të Policisë. Policia në shërbim të qytetarëve".

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos