Heshtja e “Los Blancos” bëhet lajm! Të gjithë i thanë lamtumirë Ronaldos, përveç Real Madridit

Nga Dea Kozma
9 Nëntor 2026, 13:06 | Futboll

Heshtja e “Los Blancos” bëhet lajm! Të gjithë i

Lamtumira e Cristiano Ronaldos nga kombëtarja portugeze bashkoi botën për një prej legjendave më të mëdha të historisë. Manchester United, Juventus, Sporting Lisbona dhe Al Nassr, klubet ku ka lënë gjurmë, publikuan mesazhe mirënjohjeje për 23 vitet e tij me Portugalinë. Edhe UEFA, FIFA dhe Premier League iu bashkuan urimeve.

Por mes gjithë këtyre mesazheve, një mungesë ra veçanërisht në sy: Real Madridi nuk reagoi! Klubi ku Ronaldo kaloi nëntë sezone, shënoi 450 gola në 438 ndeshje zyrtare dhe fitoi katër Champions League, nuk publikoi asnjë mesazh në rrjetet sociale apo në faqen zyrtare për të përshëndetur fundin e aventurës së tij me kombëtaren, shkruan A2 CNN. Një heshtje që u vu menjëherë në qendër të vëmendjes dhe që krijoi kontrast me reagimet e ish-klubeve të tjera.

Sigurisht, mungesa e një postimi nuk provon ndonjë konflikt mes palëve, por për shumë tifozë mbetet një detaj i vështirë për t'u kuptuar.

Ronaldo largohet nga Portugalia me 234 ndeshje dhe 146 gola. Një legjendë që nuk mund të fshihet nga historia e Real Madridit, edhe nëse klubi zgjodhi të mos flasë këtë herë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos