Skandal në “Mestalla”, Rudiger dhe Bellingham akuzohen se goditën një punonjës sigurie

Nga Dea Kozma
9 Nëntor 2026, 13:04 | Futboll

Skandal në “Mestalla”, Rudiger dhe Bellingham akuzohen se

Fitorja 3-0 e Real Madridit ndaj Valencias është lënë në hije nga një incident i rëndë që dyshohet se ka ndodhur në tunelin e stadiumit Mestalla, gjatë pushimit mes pjesëve.

Në qendër të polemikave është mbrojtësi Antonio Rudiger, i cili akuzohet se ka goditur me shuplakë një pjesëtar të sigurisë së stadiumit. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, në përplasjen fizike janë përfshirë edhe Jude Bellingham dhe Eder Militao.

Gjithçka nisi pas protestave të drejtorit sportiv të Valencias, Braulio Vazquez, ndaj arbitrit për një faull të pretenduar në aksionin e golit të parë të Realit, shkruan A2 CNN. Situata u përshkallëzua në tunel, ku ndërhynë edhe punonjësit e sigurisë dhe policia.

Valencia pretendon ose disponon pamje filmike të incidentit, por detaji më i diskutueshëm është se raporti zyrtar i arbitrit nuk përmend as Rüdigerin dhe as përplasjen me sigurimin. Në dokument është regjistruar vetëm konfrontimi me drejtorin sportiv të vendasve.

Për momentin, akuzat ndaj futbollistëve nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe mbetet për t'u parë nëse do të ketë një hetim disiplinor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos