Fitoi supersfidën në “Metropolitano”, Barcelona përmbys Atletico Madridin dhe marshon e qetë në krye

Nga Dea Kozma
9 Nëntor 2026, 13:02 | Futboll

Fitoi supersfidën në “Metropolitano”, Barcelona

Spektakël, ritëm dhe përmbysje në Madrid! Barcelona merr një fitore me shumë peshë, duke triumfuar 2-1 ndaj Atletico Madridit në transfertë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Giuliano Simeonen në minutën e 10-të, pas asistit të Julián Álvarez. Por katalanasit reaguan dhe gjetën barazimin në fund të pjesës së parë me Fermin Lopez.

Në fraksionin e dytë, ishte sërish Fermín protagonist. Mesfushori shënoi golin e dytë personal në minutën e 66-të, duke përmbysur rezultatin dhe duke heshtur Metropolitano-n. Atlético provoi deri në fund të rikthehej në lojë, por Barcelona mbrojti avantazhin dhe mori tri pikë të arta.

Një fitore që forcon pozitat e skuadrës së Hansi Flick në krye të kampionatit, ndërsa i ndërpret Atletico-s serinë prej shtatë fitoresh radhazi në La Liga.

Barcelona shkëputet me tri pikë nga Real Madridi dhe pesë nga Atletico, duke marrë një avantazh të rëndësishëm në garën për titullin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos