Rama falënderon ekipet e angazhuara për përmbytjet: Në gatishmëri për t’i shërbyer popullit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 08:11 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur, ditën e sotme, me një mesazh falënderimi për të gjitha ekipet e emergjencave të angazhuara në zonat e prekura nga reshjet e shiut dhe përmbytjet. Përmes një postimi me foto në Facebook, kreu i qeverisë, tregon përmes fotove punën në shërbim të komunitetit për të përballuar situatën.

“Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku më problematike situata paraqitet në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos