
Kryeministri Edi Rama njoftoi nga foltorja e Kuvendit se ka fituar një gjyq për shpifje me një opozitare të Foltores, sa i përket kontrollit bazë mjekësor. Kreu i qeverisë zgjodhi të mos përmendë emrin e saj duke iu drejtuar të gjithë opozitarëve me termin “bedela”.
“Kam fituar një tjetër gjyq me shpifjet tuaja dhe shpifësit tuaj. Në këtë rast me një shpifëse të foltores për kontrollin mjekësor bazë dhe është dënuar si shpifëse. Nuk po ia përmend emrin se ju jeni të gjithë njësoj jeni të gjithë bedela, bishti i nonngratës”.
Duke folur për paketën fiskale dhe projektbuxhetin 2023, Rama tha se kontrolli mjekësor bazë do të vazhdojë. (A2 Televizion)