Bastioni i demokratëve, në fushatë për bashkinë e Kamzës edhe drejtuesit e lartë shtetërorë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 19:49 | Politikë
Bastioni i demokratëve, në fushatë për bashkinë e

Një kryebashkiak socialist në bastionin demokrat të Kamzës, u mundësua nga bojkoti që opozita i bëri zgjedhjeve vendore të vitit 2019, kur Rakip Suli ishte e vetmja kandidaturë. Marrja e një mandati të dytë në Kamëz duket një nga sfidat e vështira të Edi Ramës për vendoret e 14 majit, ndaj fushata nisi herët me një batalion nga bashkitë fqinje dhe drejtuesit më të lartë të shtetit.

Pas gati dy vitesh, në terren doli edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Krahas saj, reklamimin e punëve të Bashkisë se Kamzës kishte vajtur ta bënte edhe Erion Veliaj, që mori fjalën para të zotit të shtëpisë.

https://a2news.com/2022/11/07/hidhet-shorti-per-637-familjet-qe-do-te-strehohen-ne-shijak-rama-kthyem-fatkeqesine-ne-mundesi/

Veliaj: Do i japim edhe ne ndonjë kontribut me pemë se kemi stok të madh.

Rama: Ti i ke po i ke të vogla shumë.

Veliaj: Unë i kam për marshalla për atë punë.

Rama: Kurse ky i ka pemë tamam. Ti i ke nga ato që mbillen tre here.

Veliaj- Sulit: Lerë mos u provo nga ky. 

Suli: Pemët mi ka sjell të mëdhaja lali Eri.

Batutat Rama-Veliaj-Suli

Organizimi i kuruar deri në detaje, ishte kujdesur të poziciononte disa të rinj që pikturonin peizazhin e liqenit të Paskuqanit. Por jashtë kornizës doli pyetja e njërit prej tyre, për emigrimin e bashkëmoshatarëve. “Zogjtë shtegtojnë pasi kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për jetesën e tyre.

Kur do të vijë koha që të piqen kushtet që të rinjtë shqiptar të mos largohen nga vendi i tyre?”, pyeti një i ri nga Kamza. “Të rinjtë të mos paguajnë 10 mijë paund për të kaluar kanalin e Lemas, por t’i investojnë në agroturizëm”, tha Rama.

Rakip Sulit iu desh të prishte gjithë ditën që të merrte mikrofonin në dorë. Por edhe kur i erdhi radha, iu desh të ndalej për të respektuar dikë më të fuqishëm se sa Edi Rama. Ndërsa kryeministri zgjodhi që fokusohej më shumë tek politika e madhe e Tiranës. “Nuk ka mundësi që non grata të mos jetë i lidhur me rublat ruse ashtu edhe partia e lekut”.

Duke folur për pasojat e luftës në Ukrainë, Rama u shpreh se shteti do të vijojë të mbrojë konsumatorët nga inflacioni i energjisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/05/berisha-ne-kombinat-dhe-astir-vasal-i-vucic-rama-armik-i-identitetit-kombetar-12-nentori-shenon-fillimin-e-largimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos