
Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një postim në rrjetet sociale të një video ku shfaqet spitali i rindëruar i fëmijëve në qytetin e Durrësit.
Kreu i qeverisë nuk harroi t’i përgjigjej edhe njëherë opozitës, duke e akuzuar këtë të fundit se për luftën për pushtet po trazon dhe të vdekurit.
“Me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës, ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që Duam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama. (A2 Televizion)