
Djali i Neritan Cekës lë shtetësinë shqiptare. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lënien e shtetësisë të Egin Cekës, djalit të Neritanit.
Egin Ceka u bë i njohur për publikun tetë vite më parë kur u përfshi në një incidet me kryeministrin Edi Rama, në atë kohë kryetar i PS-së në opozitë.
Tetë vite më parë, Egin Ceka akuzoi Edi Ramën se gjatë një aktiviteti në Akademinë Diplomatike të Vjenës i kishte shkulur veshin duke e cilësuar edhe si një incident diplomatik pasi në atë kohë, Ceka ishte diplomat shqiptar në misionin e Shqipërisë në OSBE.
Për këtë ngjarje reagoi edhe parlamenti i Shqipërisë, ku nën drejtimin e Jozefina Topallit ngriti një komision hetimor.
Tani pas tetë vitesh, Ceka lë shetësinë shqiptare. (A2 Televizion)