“Nga çfarë keni frikë? Shqipëria meriton më shumë”, Yuri Kim sulmon Doshin dhe politikën shqiptare

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 23:00 | Politikë
“Nga çfarë keni frikë? Shqipëria meriton më

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke bërë “retweet” postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin, i bëri thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1374478604747243525

“Kemi vënë re që Partia Demokratike dhe të tjerë nuk e duan në Parlament dikë që është përfolur për korrupsion. Të tjerëve u them: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” që të qëndrojmë të heshtur? Pse i lini njerëzit që të mendojnë se jeni aleatë? Kjo është ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më shumë”, lexohet në postimin e ambasadores amerikane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/11/yuri-kim-rama-me-ka-siguruar-qe-tom-doshi-nuk-do-te-kete-rol-ne-qeverine-qe-ai-do-te-formoje/
https://a2news.com/2021/02/08/yuri-kim-kujton-bllokimin-e-hyrjes-se-tom-doshit-ne-shba-votuesit-shqiptare-meritojne-me-mire-se-kaq/

A2 CNN Livestream

Latest Videos