Rama: Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë President

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 20:59 | Politikë
Rama: Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ilir Meta me veprimin e kryer e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrën e Presidentit të Republikës.

Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e bëri gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Divjakës.

“Kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, një vepër papërgjegjshmërie dhe një vepër që nuk mund të pranohet dhe të tolerohet. Ilir Meta e ka humbur të drejtën që të qëndrojë në zyrën e Presidentit të Republikës përsa kohë që fuqia e popullit sovran është te Parlamenti dhe përsa kohë Parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën që të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos