Rama: Jemi ende nën sulm kibernetik nga Irani

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 17:28 | Aktualitet
Rama: Jemi ende nën sulm kibernetik nga Irani

Me dhimbje dhe batuta, sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u diskutua si shembull i rrezikut që i kanoset çdo shteti dhe infrastrukture jetike nga hakerat. Në Forumin Ekonomik të Davosit, kryeministri Rama ndau eksperiencën me agresionin që erdhi nga Irani, që sipas tij vazhdon çdo ditë.

Shqipëria verën e kaluar është një shembull konkret se si sulmet kibernetike mund të ndikojnë qeveritë dhe kombet. Kryeministër, presim të dëgjojmë nga ju.

Edi Rama: Kurrë mos fto dikë nga Ballkani dhe t’i vendosësh një limit kohor. Nisi me shërbimet, por e dimë që infrastruktura kritike është në rrezik. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është mallkimi i teknologjisë.

Sipas kryeministrit, ndërtimi i mburojës kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha shumë fonde.

Edi Rama: Po të pyesësh çdo kryeministër në botë se çfarë mendon për kostot, do të thotë që ndjen dhimbje. Ndaj nuk është një pyetje shumë e mirë, por do përpiqem t’i mbijetoj dhimbjes. Është ndryshe kur investon për të bërë diçka, sepse njerëzit do ta shohin dhe do të të mbështesin; Është ndryshe kur investon për të mos lejuar diçka të ndodhë. Njerëzit do thonë, nga çfarë po e mbron, nuk ekziston.

Kryeministër, uji të shëron më së miri.

Edi Rama: Nuk jam ende në atë pikë. Mos më ndërprit. Duhet ende të mbledh mendimet e mia.

Panelistët arritën në konkluzionin se hakerat do të jenë gjithmonë një hap përpara në luftën kibernetike, por me anë të bashkëpunimit midis qeverive dhe kompanive, dëmi i tyre mund të kufizohet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/28/sulmet-kibernetike-ndaj-bankave-ibrahimaj-kemi-mbi-1-milion-tentativa-te-hakerave-ne-muaj/
https://a2news.com/2023/01/17/rritet-perdorimi-i-internetit-ne-2022-shtohet-rreziku-nga-sulmet-kibernetike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos