Shpërthimi i gripit, mjeku Sulçebe: Është periudhë normale, kujdes fëmijët 

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 10:23 | Aktualitet
Shpërthimi i gripit, mjeku Sulçebe: Është periudhë

Pas afro 3 vitesh pandemi, Covid-19 nuk shihet më si një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, shpjegon se ky virus e ka përmbyllur ciklin e tij të infektimeve dhe tashmë mund të shihet si një grip i zakonshëm.

Periudha janar-mars është edhe më intensivja sa i përket përhapjes së gripit në popullatë: "Ka shumë viruse që shkaktojnë gripin dhe këto tri vitet e fundit, nuk kanë qarkulluar. Njerëzit nuk e kanë krijuar shtresën imunitare ndaj tyre. Tani që COVID ka rënë, lulëzojnë viruset e tjera. Duhet vaksinim çdo 6 muaj".

Fëmijët po preken më së shumti nga virozat e stinës, por edhe nga koronavirusi. Për mjekun Sulçebe kjo është e pritshme, pasi fëmijët janë të pavaksinuar: "Nuk duhet të alarmohemi, por duhet pasur kujdes. Duhet ta quajmë gjë normale që fëmija të kalojë këto viroza. Nuk duhet të nxitojmë te doktori, duhet të pritet 5 ditë përpara se të vizitohet".

Popullata në Shqipëri ka arritur një imunitet në 95% tek të rriturit, ndërsa te fëmijët në masën 72%.

Në këto ritme, duhen edhe të paktën 2 vite që e gjithë popullata të vaksinohet plotësisht. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/13/mbi-14-mije-te-prekur-ne-nje-jave-gripi-me-agresiv-se-covid-19-ne-shqiperi/
https://a2news.com/2023/01/06/stina-e-gripit-ilir-alimehmeti-kete-dimer-eshte-me-agresiv-nuk-duhet-trajtuar-me-antibiotike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos