Mësuesi në Tepelenë u dhunua nga vëllai i një nxënëseje: Erdha nga emigracioni se më ngacmonte motrën

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 14:48 | Aktualitet
Mësuesi në Tepelenë u dhunua nga vëllai i një

Zbulohen fakte te reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeçar në Tepelenë. Mësohet se policia e Tepelenës ka ndaluar vëllain e një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën 9-vjeçare të Tepelenës.

Alvi Gumeni, emigrant, është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së motrës së tij për ndihmë, pasi adoleshentja pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.

Vetë Alvi Gumeni është dorëzuar në policinë e Tepelenës për të dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik, një ditë më parë.

Sipas dëshmisë të vëllait të 13-vjeçares, mësuesi Kleanthi Laçi e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht vajzën dhe për këtë arsye ai u kthye në Shqipëri.

Ndërkaq, ka dhënë dëshminë e saj edhe 13-vjeçarja në prezencë të psikologes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/16/e-thirren-per-sqarim-dhunohet-barbarisht-mesuesi-i-edukimit-fizik-ne-tepelene/

A2 CNN Livestream

Latest Videos