Rama-kandidatit të Berishës: Kur të dalë rezultati, mos rri në Kamëz, por ik te “doktori i zemrës” se do pësosh infarkt

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 18:30 | Politikë
Rama-kandidatit të Berishës: Kur të dalë rezultati, mos rri

Kryeministri Edi Rama teksa ka kërkuar në Kamëz votën për socialistin Rakip Suli ka pasur edhe një mesazh për kundërshtarin opozitar të dalë nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.

Rama u shpreh i bindur për fitoren e socialistëve, e për këtë arsye ka deklaruar se Hoxha nuk do duhet të presë rezultatin në Kamëz, por të shkojë krah Sali Berishës që e quan “doktori i zemrës” për shkak të profesionit në të kaluarën, pasi do pësojë infarkt nga rezultati.

“Mos rri në Kamëz kur të dali votimi elektronik, po të shkojë të doktori i zemrës se mos na i pushon zemra. Kamza nuk do bëhet socialistë në 14, por do vulosë me vullnetin e vet që nuk është as blu e as mavi, por kuqezi me Rakip Sulin. Nëse Kamza në orën 08:30 do dali ashtu siç thotë Rakipi dhe ju, atëherë, Kamza mua ma ka hëngër zemrën komplet dhe pastaj i vetmi i humbur do jetë Lali Eri, se do kalojmë te “Kipja i madh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos