
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Edi Rama sulmoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, partinë me të cilin bëri koalicion në mandatin e parë qeverisës.
“Shërbimi i transportit rrugor, një kancer shumëvjeçar, të trashëguar bashkë me ish-partnerët e koalicionit të mandatit të parë, janë kthyer në një shembull më kuptimplotë dhe inkurajues të transformimit të shërbimeve publike të Shqipërisë”, tha Rama.
“E paimagjinueshme kjo deri kur u ndamë katër vjet më parë nga ata partnerë, që i kishin kthyer targat në tesera partie dhe patentat në fletë votimi për partinë. Sot Shqipëria ofron një nga shërbimet më të digjitalizuar në rajon për drejtuesit e automjeteve”. (A2 Televizion)