
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e së mërkurës Kryesinë e Partisë Socialiste, ku sipas burimeve për A2 CNN kreu i qeverisë ka folur për zgjedhjet e 30 qershorit dhe procesin që pason.
Në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që do të ketë analiza me asambletë e partisë në çdo bashki dhe diskutim për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të rinj.
Pas këtij proceci, do të ketë asamble të Partisë Socialiste brenda korrikut. (A2 Televizion)