Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.
Takimi po zhvillohet në Zvërnec.
Sipas burimeve, qëllimi i këtij takimi është ristrukturimi i partisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2021. Në takim janë deputetë të Qarkut të Vlorës si dhe drejtues të pushtetit vendor në Vlorë.
Ndërkohë, po në Zvërnec, dy javë më parë, Edi Rama zhvilloi edhe një takim me drejtues të institucioneve në Vlorë, ku kritikoi Lelin për mungesën e bashkëpunimit me strukturat e partisë.
Në këtë mbledhje ndër të tjera qarkullojnë zëra se pritet edhe propozimi për një zv/kryetar bashkie, me propozim të ardhur nga baza socialiste. (A2 Televizion)