
Një ditë pas përplasjes në ambientet e Partisë Demoratike, kryeministri Rama ka bërë një bashkëbisedim siç e quajti ai me demokratët online. Nuk është mjaftuat me disa statuse ironike ditën e djeshme, por sot Rama ka thënë se të dy liderët e PD janë fajtore dhe ishin të gatshëm për të kryer gjakderdhje. Ndërhyrja profesionale e policisë, shtoi Rama ishte ajo që neutralizoi përshkallëzimin e konfliktit, dhe nga ana tjetër përsa i përket elektoratit të djathtë ai tha se nuk i interesojnë votat e tyre pasi i ka mundur të dy së bashku, por e keqja sipas tij është se demokracia mori një shuplakë shumë të rëndë me atë që ndodhi.
Edi Rama u vetëofrua si ndërmjetës për tejkalimin e krizës në kampin opozitar. Shefi i maxhorancës zhvilloi një komunikim 60 minutësh në rrjetet sociale, të cilin ia kishte dedikuar elektoratit kundërshtar duke ofruar asetet e pushtetit për të ndaluar konfliktet brenda partisë.
“Unë jam i gatshëm këtu, dhe jemi të gatshëm të japim çdo ndihmë, nëse duan dy seli përkohësisht t’i ndihmojnë”.
Protesta e datës 8janar kishte si objekt marrjen ose mbajtjen e godinës së Partisë Demokratike për të cilën kreu i qeverisë foli për skenarë të parapërgatitur me viktima nga të dyja palët.
“Shfaqje mesjetare në shtëpinë e kthyer në një kështjellë në mes të Tiranës mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje. Njësoj si pala jashtë, edhe pala brenda, pa përgjegjshmërisht ishte e gatshme për gjakderdhje për të përdorur njerëz si viktima”.
Në barazimin ndërmjet Bashës dhe Berishës, kryeministri sugjeroi një zgjidhje që duket se mbante anën paraardhësit të tij në Kryeministri.
“Për të mbrojtur demokracinë përdoret demokracia. Përdoren zgjedhjet e lira dhe të ndershme brenda forcës politike”.
Në këtë bashkëbisedim virtual, Edi Rama nënvizoi disa herë që nuk kishte si qëllim marrjen e simpatizantëve demokrat, por fjalët binin në kontradiktë me njëra-tjetrën.
“Kjo është qeveria më e mire që keni pasur në këtë fazë, pasi shihni se çfarë bëhet me ofertat e tjera. Sjam këtu për të kërkuar nga demokratët të bëhen votues të PS-së”.
Në mbyllje të komunikimit Rama dha edhe këshillën finale për demokratët.
“Është koha për ti braktisur, për t’i varur teneqen këtyre dy personave”. (A2 Televizion)