Rama në Elbasan: PD-ja, kujtim i bukur i së shkuarës, pa asnjë shenjë të së nesërmes

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 21:33 | Politikë
Rama në Elbasan: PD-ja, kujtim i bukur i së shkuarës, pa

Ndërkohë që pak më larg disa dhjetëra protestues të opozitës manifestonin kundër tij, Rama në Elbasan falënderoi së pari Ish kryebashkiakun Qazim Sejdini për punën e tij në 6 vjeçarin e fundit, që sipas tij i ka dhënë qytetit “një transformim historik”.

Më pas kryeministri u përqendrua tek opozita, duke ironizuar faktin që kreu i demokratëve Basha “fillimisht la punën si kryebashkiak, më pas nxori në rrugën e papunësisë deputetet e vet, kryetarët e bashkive të opozitës, dhe tani edhe Presidentin”.

https://a2news.com/2019/06/26/tension-ne-elbasan-protestuesit-perplasje-me-policine/?foto=6

Rama shtoi se në një demokraci në zhvillim “nuk ka problem të ketë përballje që tejkalojnë kufirin e mirësjelljes”, por nënvizoi se opozita po bën atë që ai cilëson si “një nga operacionet më të turpshme dhe antikombëtare që shqiptarë mund të kenë bërë në historinë e kombit”, kur pikërisht në momentin e uljes në tryezë për çeljen e negociatave  “në vend që të bashkohen me një zë, braktisin detyrën, në vend që të ngrenë flamurin e Ismailit, ngrenë atë të Haxhi Qamilit”.

Kryeministri deklaroi se ky është një “moment tragjik për çdo demokrat, që është në të drejtën e tij që unë të iki që sot, dhe ndërkohë partia e tyre është përditë e më shumë një kujtim i bukur i të shkuarës, shëmtirë e të tashmes, pa asnjë shenjë të së nesërmes”.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos