Rama në mbledhjen e grupit të PS: 30 qershori nuk ndryshon, punoni me njerëzit

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 11:40 | Politikë
Rama në mbledhjen e grupit të PS: 30 qershori nuk ndryshon, punoni me

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë datën e zgjedhjeve vendore, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Rama i ka porositur deputetët se data 30 qershor nuk do të ndryshojë “Data nuk do të luajë. Shkoni në bazë dhe punoni me njerëzit”, mësohet të ketë thënë Kryeministri. “Fushata do të çelet më 31 maj në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për kryetar bashkie dhe të gjithë kandidatët në listat e këshilltarëve bashkiakë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/05/18/2-vjetori-rama-basha-a-do-te-rinovohet-kontrata/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2019/05/17/vendoret-krasniqi-mund-te-shtyhen-ne-vjeshte-celibashi-vetem-me-ndryshim-ne-kushtetute/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos