Rama në Poloni, do të diskutojë për aspiratën europiane

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 14:30 | Politikë
Rama në Poloni, do të diskutojë për aspiratën europiane

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Poznan të Polonisë, ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, që ka bërë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor, si vazhdim i procesit të Berlinit.

Aspirata europiane e përbashkët do të jetë në fokus të këtij samiti. Në samit merr pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në videon e postuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, shfaqet duke këmbyer disa batuta me të.

Shefi i qeverisë shqiptare më herët ka pasur takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos