Kërkesa e lartë, tregtarët abuzojnë me rritjen e çmimit të frutave

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 16:17 | Aktualitet
Kërkesa e lartë, tregtarët abuzojnë me rritjen e

Frutat dhe perimet kanë pësuar luhatje të çmimit në ditët e fundit në kryeqytet. Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend, të shumtë janë qytetarët që kanë vërshuar drejt tregjeve të fruta-perimeve, ku një kërkesë të shtuar ka pasur kryesisht për produktet me përmbajtje të vitaminës C. 

Kërkesa e lartë ka bërë që tregtarët të shtrejtojnë çmimin e tyre, sipas të cilëve, luhatjen më të madhe e kanë pësuar agrumet, veçanërisht limonët. 

Por, pavarësisht shtrenjtimit të tyre, qytetarët nuk kanë frenuar blerjet për këto artikuj të shportës. 

Abuzimet më të mëdha me çmimet, kryesisht për portokallet dhe limonët, duket se po bëhen nga dyqanet e lagjeve, të cilët i kanë shitur këto të fundit edhe me 250 lekë. Ndërsa, një pjesë e mirë e tregtarëve kanë ndalur punën, për shkak të kufizimit të qarkullimit të automjeteve prej ditës së premte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos