Korçë, ndërpritet qarkullimi i mjeteve, pezullim i patentës dhe sekuestrim i makinës për shkelësit

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 16:03 | Aktualitet
Korçë, ndërpritet qarkullimi i mjeteve, pezullim i

Drejtoria Vendore e Policisë në Korçë  ka njoftuar se do të ndërpresë qarkullimin e të gjitha mjeteve në rang qarku duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të ditës e nesërme, duke përjashtuar mjetet e autorizuara nga forcat e rendit, si mjetet që shpërndajnë mallra ushqimore, urgjencat spitalore dhe shërbime të tjera bazike.

Sipas udhëzimeve të Qeverisë shqiptare, personat që do të shkelin urdhrat e qarkullimit do të pezullojnë lejen e drejtimit për 3 vjet, si dhe do të procedohet me sekuestrimin e mjetit.

Pika kontrolli do fillojnë që në Qafë Thanë, Bilisht, Maliq, Ersekë dhe Pogradec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos