Nuk tregojnë historikun e udhëtimeve, TIMS u jep urgjencave listën e udhëtarëve

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 15:41 | Aktualitet
Nuk tregojnë historikun e udhëtimeve, TIMS u jep urgjencave

Pas rasteve të përsëritura ku pacientët e prekur nga Covid-19 nuk kanë treguar historinë e udhëtimit, TIMS u jep urgjencave në qarqe listën e të gjithë udhëtarëve që kanë hyrë që nga data 27 shkurt e në vazhdim.

A2 ka siguruar disa nga listat dërguar urgjencave në rrethe, ku vetëm për Qarkun e Elbasanit janë rreth 1 000 persona që kanë hyrë në Shqipëri.

Kjo masë synon mbrojtjen e stafit të urgjencës në rast se thirren nga këta persona.

Gjithashtu, listat konfidenciale kanë shkuar edhe në duart e biznesit për të bërë verifikimet e mundshme dhe detyrimin për vetëkarantinim të personave pjesë të listës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos