“Rama nuk e ka patur prioritet rritjen e pagave”, Milo bën krahasimin me qeverinë e mëparshme

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 21:48 | Ekonomi
“Rama nuk e ka patur prioritet rritjen e pagave”, Milo bën

Eksperti për ekonominë, Petraq Mile nuk e konsideron një reformë të mirfilltë atë të rritjes së pagave që u miratua së fundmi edhe në komisionet parlamentare.

Mile bëri një prezantim shifrash krahasuar me qeverisjet e mëparshme, duke specifikuar se qeveria Rama nuk e ka pasur prioritet rritjen e pagave, teksa e cilësoi të gjithë sistemin e rrogave në Shqipëri si të çrregullt.

“Gjatë 2005-2013 pagat janë rritur realisht 9.2% në vit, ndërsa për periudhën 2014-2022 pagat u rritën vetëm 1.7%. Kemi një diferencë të madhe. Mundësia për rritjen e pagave ka qenë, pasi u rritën ndjeshëm investime. Qeveria nuk e ka patur prioritet çështjen e pagave. Kjo u pa dhe në fushatë. Te pensionet situata është dhe më negative pasi në 2005-2013 u rritën me 8.5% në vit ndërsa në 2014-2022 u rrit me 2.5%.

Ndihma ekonomike nuk llogaritet, janë ulur familjet që përfitojnë dhe vlera e saj është më e ulët nga ajo që ka caktuar BB. Nuk ka argument për të treguar përse nuk janë rritur pagat. Sistemi i pagave është në çrregullim pasi rriten në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë. Rritja e pagave ka qenë selektive, njëherë një grup dhe njëherë një tjetër. Nuk e marr vesh për çfarë reforme flitet. Në muajt e parë ka pasur inflacion të lartë dhe asgjë nuk është indeksuar”, u shpreh Mile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos