
Pas Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat edhe këtë herë për shkak të vetos bullgare, kryeministri Rama ndodhet në Austri, ku është takuar me kancelarin e këtij shteti.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ka shpërndarë një video në Facebook. Ai ka takuar një shtetase shqiptare që jeton në Austri, ndërsa në video thekson se sapo ka takuar edhe kancelarin Karl Nehammer.
Megjithatë, kryeministri Rama nuk ka bërë të ditur detaje të tjera në lidhje me këtë takim. (A2 Televizion)