Rama-opozitës: Mos e kushtëzoni Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 13:26 | Politikë
Rama-opozitës: Mos e kushtëzoni Këshillin Politik si Kuvendin

Pas deklaratës së opozitës jashtë Parlamentit që Këshilli Politik të mblidhet të enjten ose të premten, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

“Miqtë jashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon!”, shkruan Rama në Twitter.

Përveç Ramës, edhe përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, iu përgjigj opozitës, duke thënë se është dakord që këshilli të mblidhet të enjten dhe të premten, por është e rëndësishme që palët të takohen sot pasdite. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/22/opozita-keshilli-politik-te-mblidhet-te-enjten-ose-te-premten/
https://a2news.com/2020/07/21/opozita-jashte-parlamentit-rama-ka-zhbere-marreveshjen-e-5-qershorit-po-thyen-besimin-e-nderkombetareve/
https://a2news.com/2020/07/22/rama-thirrje-per-opoziten-jashteparlamentare-mos-bojkotoni-keshillin-politik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos