Kryeministri Edi Rama, i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare nëpërmjet Twitter-it që të mos e bojkotojë mbledhjen e Këshillit Politik, që është propozuar për sot në orën 17:00.
“Sot, në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese”, shkruan kryeministri në rrjetin social. (A2 Televizion)