
Në fjalimin e tij përmbyllës të vitit 2009, kryeministri shqiptar Edi Rama foli edhe për kritikat e shumta të ardhura nga Kosova për marrëveshjen që tashmë opinioni publik njeh si Shengeni rajonal.
Duke ripërsëritur konceptin që ajo iniciativë sipas tij është një “domosdoshmëri” që nuk synon të rikthejë “një Jugosllavi të re”, Rama pohoi se kishte mbetur i zhgënjyer nga sulmet sipas tij të pamerituara nga Kosova dhe jo vetëm.
“Më kanë lënduar shumë miqtë kosovar. Për asnjë rast unë nuk do të tradhtoja vendin tim, dhe kur flas për vendin tim kam parasysh edhe Kosovën, dhe kur flas për popullin tim kam parasysh edhe popullin e Kosovës. Unë tradhtar? Por për të cilën arsye?”, thotë kryeministri, i cili shton se përtej ata që nuk kuptojnë se bëhet fjalë për një proces ndërkombëtar transparent që ka filluar 5 vite më parë, luajnë rolin, për të ”neveritshëm”, të atdhetarit “të flaktë, të shqiptarit që digjet për Flamur dhe vret për Atdhe, ku plagët e paharrueshme të së kaluarës preken djallëzisht për të ndezur zjarrin ne sytë e njerëzve. Koha nuk është me ta”.
Rama sulmoi hapur politikën kosovare, që sipas tij “nuk bëjnë dot një qeveri me dy parti, sepse ndarja e karrigeve është më e rëndësishme se Kosova e mbetur në udhëkryq” , por që sipas tij janë të bashkuar për t’u hedhur kundër “vllahut të Vucicit”, term me të cilin e akuzojnë kryeministrin shqiptar.
Sipas tij marrëveshja rajonale do të ishte mënyra e vetme për të krijuar një hapësirë ekonomike të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, e përshëndetur edhe nga Bashkimi Europian. (A2 Televizion)