
Gjykata pranon kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për të ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.
Gjykata e Tiranës ka konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv apo i paligjshëm.
“Në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri, duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trup gjykues, vendosi në dhomë këshillimi: Pranimin e ankimit të palës ankuese. Kundër vendimit nuk lejohet ankim”, thuhet në vendim. (A2 Televizion)