All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Rama, presidentes së PE për skandalin e korrupsionit: Karma is a b....!

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 19:25 | Politikë
Rama, presidentes së PE për skandalin e korrupsionit: Karma is a
All - Paragraf - 1

Në panelin Zgjerimi i Horizonteve Europiane gjatë Forumit të Davosit, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje dhe me skandalin e fundit që ka përfshirë Parlamentin Europian.

Duke i kërkuar falje presidentes së PE, Metsola që ishte e pranishme në panel, kreu i qeverisë u përgjigj me një shprehje tipike angleze që në shqip mund të paralelizohet me thënien ‘çfarë do të mbjellësh do të korrësh”.

All - Paragraf - 3

“Por për ne dhe për mua kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm. Edhe nëse nuk do të arrijmë kurrë atje, pjesa e rëndësishme është se do të jemi në gjendje të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në me institucione reale, llogaridhënie reale e kështu me radhë e kështu me radhë. Por, më vjen keq që duhet ta them, kur ky rast korrupsioni doli në Parlamentin Europian, thashë, 'Karma është K....”, tha Rama.

Parlamenti Evropian u trondit së fundmi nga disa raste korrupsioni të dyshuar mes disa përfaqësuesve të tij të lartë.

Gjyqësori belg kreu disa kontrolle të premten si pjesë e një hetimi të hapur në mes të korrikut të këtij viti për një organizatë të dyshuar kriminale që depërtoi në zemrën e Parlamentit Evropian dhe dyshohet për ndërhyrje në politikën e sindikatave dhe korrupsion përmes Katarit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 600 mijë euro para në dorë, si dhe pajisje kompjuterike dhe telefona. Prokuroria belge ka ngritur dje akuza ndaj katër personave të dyshuar për marrjen e parave dhe dhuratave për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në favor të një shteti të Gjirit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos