Rama prezanton buxhetin 2022: Vitin tjetër hedhim themelet e shkollës dhe markatës së peshkimit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2021, 11:05 | Politikë
Rama prezanton buxhetin 2022: Vitin tjetër hedhim themelet e shkollës

Nga rritja e kapaciteteve, fuqizimi i flotës detare, te siguria ushqimore dhe eksportet do të jenë prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë për sektorin e peshkimit. Në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për këtë sektor, kryeministri Rama dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca theksuan se synon fuqizimin dhe zhvillimin e këtij sektori.

Në fjalën e tij kryeministri Rama kërkoi që brenda vitit të ardhshëm të hidhen themelet e një shkolle profesionale në shërbim të industrisë së peshkimit.

“Na duhet një shkollë profesionale në shërbim të industrisë dhe e lidhur drejtpërdrejt me praktikën. Mund të jetë këtu në portin e Durrësit. E kemi rritur me 240% peshkimin dhe duam ta rrisim prapë se potenciali është këtu. Të gjitha dijet që merren duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të keni një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve. Pagat e kapitenëve janë më të larta se të ministrave. Dhe për shkollën do të punojmë dhe brenda vitit të ardhshëm duhet të hedhim themelet.

Kryeministri garantoi mbështetjen financiare për 4 vjet rresht për riparimin e flotës së anijeve të peshkimit, si edhe kërkoi që vitin e ardhshëm të hapet markata më e madhe e peshkut në Portin e Durrësit.

“Do t’u japim mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në dy drejtime: Për herë të parë do të ketë një fond për këdo që thotë; që unë kam nevojë të riparoj anijen. Lekë në dorë jo borxh ti do vësh pjesën tjetër. Unë ju garantoj që 4 vjet rresht do të fuqizojmë flotën e anijeve të peshkimit që secili të ketë kapacitete e mundësi të rrisë kapacitetin e vet. Merkata model duhet të bëhet këtu dhe bashkë me drejtorinë portit do të ulesh me këta dhe gjithë kjo pjesë duhet të bëhet aksesisibël për qytetarët. Duhet të bëhet një markatë me standardet më të mira të Ballkanit Perëndimor dhe të jetë në bashkëpunim ne do të mbështesim financimin dhe menaxhimin duhet ta bëni ju. Vitin e ardhshëm duhet të hapim themelet e markatës”.

Rama bëri të ditur se janë 241 mln euro në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE, proi që varet nga projekte që sektori i peshkimit do të bëjë për përthithjen e tyre.

“Janë 241 mln euro në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE kur ne kemi arritur të fusim peshkimin se ishte problem përfshirja e sektorit tuaj. Ju jeni potencial konkurrues dhe kjo është çështje influencash. Kemi arritur që 241 mln euro të jenë në dispozicionin tuaj përgjatë këtyre viteve që kemi përpara. Të arrijmë t’i asbsorbojmë se varet nga ne. Duhet të çojmë projektet e duhura me standardet e duhura”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se sektori i peshkimit është bërë faktor në pjesën nordike të kontinentit europian. Sipas tij pagat më të ulëta në këtë sektor janë 800 mijë lekë të vjetra ku ftoi çdokënd që ankohet për punë t’i bashkohet këtij sektori.

“Jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të kontinenti që është Evropa veriore dhe nordike ku jeni tek të gjitha prezent. Vetëm këtë vit ne presim të mbyllet me 32 subjekte më shumë të licensuara kemi 720 subjekte të formalizuara dhe kemi potencial të jashtëzakonshëm në kushtet po të shohim sot shifrat,  e kemi rritur eksportin 239%. Paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi?  Të gjithë kane nevojë se kjo është ekonomi në rritje. Me 800 mije lekë paga më e ulët në Turqi në Egjipt vijnë nga Turqia dhe Egjipti. Disa me diploma Kristali që pretendojnë se janë juristë dhe kërkojnë punë, të vijnë dhe të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit”.

Ai njoftoi edhe nisjen e portit të peshkimit në Vlorë, që do të jetë 100% me standarde profesionale e kushte higjieno- sanitare e logjistikë.

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca theksoi se ambicia e qeverisë është rritja e eksporteve.

“Buxheti synon fuqizimin e këtij sektori për të nxitur zhvillimin, është një buxhet për të përmirësuar efikasitetin e buxhetit në det dhe rritje të kapaciteteve. Do të investojmë në rritjen e kapaciteteve ankoruese dhe ky do të lejojë stabilizimin e flotës së peshkimit. Dyfshimin e rasateve të krapit në Prespën e Madhe. Rinovim i flotës së peshkimit, riparim i anijeve për të rritur sigurinë në bord, gjurmueshmërinë e anijeve për të reaguar, ndërrimin e motorëve të anijeve të peshkimit. Siguri ushqimore për frigoriferë në anije. Kemi ambicie të mundësojmë eksportet shqiptare dhe molusqeve. Do të punojmë për sistemin e kontrollit. Jemi të vetëdijshëm që potenciali ynë për eksportin e açugeve është më i lartë se sot. Sot janë 28 fabrika të përpunimit që kanë autorizim për eksport në BE dhe nga ëkto 17 kanë licencë për eksport si dhe zonat e zhvillimit të akuakulturës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos