
Akademiku Artan Fuga ka shpjeguar në Intervistën me Merita Haklaj librin e tij ku flet për psikologjinë e fëmijës me disa prindër, për të cilën thotë se është mbështetur në teoritë e Frojdit. Përmes argumentimit me fakte, Fuga tregon sesi propagandat ndërtohen mbi bazën e psikologjisë, që në moshën kur fëmija formohet dhe mësohet me respekt të nënshtruar ndaj të rriturit. Kjo sipas tij i shkakton kaos dhe nuk krijon personalitet duke e bërë pasiv dhe pre të propagandës.
“Jam mbështetur te teoritë e Frojdit, “Psikoanaliza”. Ideja është që në shoqërinë shqiptare e cila ka një traditë patriarkale fisnore, që ka edhe familja urbane ka mentalitet klani. Fëmija ndodhet shumë autoriteteve kur formohet, pushteti i babait, dajës, xhaxhait që i mësojnë respektin e nënshtrimit ndaj shumë autoriteteve. Fëmija në moshën e pubertetit mësohet me respekt të nënshtruar ndaj të rriturit dhe luhatet mes shumë pushteteve dhe identiteti bëhet kaotik. Të gjitha këto pushtete i shkaktojnë kaos dhe nuk krijon personalitete të vetin dhe ngelet fëmijë në sensin simbolik të fjalës dhe tërë jetën kërkon një autoritet për ta mbrojtur dhe kur nuk e ka, shpërqëndrohet lehtë mes kaosit dhe diktaturës. Të gjithë këto e bëjnë këtë qytetar pasiv dhe bie pre e propagandës. Unë argumentoj me fakte sesi propagandat ndërtohen mbi këtë bazë që mbështetet te psikologjia. Ky problem haset në qeveri dhe opozitë”. (A2 Televizion)