Fuga: Nëse mblidhen të dy Kuvendet e PD, Berisha dhe Basha do të përjashtojnë njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 22:19 | Politikë
Fuga: Nëse mblidhen të dy Kuvendet e PD, Berisha dhe Basha do të

Nëse mblidhen të dy Kuvendet e lajmëruar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ata do të përjashtojnë njëri-tjetrin. Këtë mendim ndau në Intervistën me Merita Haklajn, akademiku Artan Fuga, kur u pyet për rikthimin e mundshëm të liderit historik dhe situatën aktuale ne PD. Sipas tij nëse kjo ndodh do të ketë lëvizje jo vetëm në grupin e PD por edhe në drejtim të LSI.

“Ka kaq shumë të panjohura sa për t’i dhënë përgjigje pyetjes, sot nuk flas dot, por di të flas që kur kemi një Kongres të 11 dhjetorit dhe 18 dhjetorit, mundësitë më të mëdha janë që po u bë ai Kongres nuk ka rrugë tjetër veçse të përjashtojë Bashën nga partia dhe Basha po ashtu në 18 dhjetor do të përjashtojë Berishën nga partia, nëse situata do të vazhdojë kështu. Unë gjykoj që në 18 dhjetor në këto kushte kryesia do të përjashtojë Berishën se nuk ka rrugë tjetër dhe Berisha duke e ditur këtë do ta përjashtojë përpara. Të dy do të jenë të përjashtuar dy herë. Nëse kjo ndodh në grupin e PD do të letë lëvizje edhe në drejtimin e LSI e cila ka filluar të shprehet qartë”.

Fuga thekson që nëse Berisha merr dhe krijon një parti për të vijuar lojën parlamentare, do të humbasë legjitimitetin dhe do të ketë probleme.

“Parlamenti nuk ka asgjë asnjë vlerë. Deputetët janë kukulla,. Edhe kur bëjnë retorikë të ashpër është një retorikë më shumë spektakël dramatik në skenë si në tragjedi a komedi. Sa më e ashpër që të jetë gjuha në kuvend aq më nul është realiteti politik nuk sjell asgjë. Nëse Berisha merr dhe krijon një parti për të vijuar lojën parlamentare do të humbasë legjitimitetin. Do të ketë probleme”.

Për Fugën pjesa me e pakontrolluar e shoqërisë është ajo masë që nuk do qeverisjen aktuale, është e pakënaqur me lidershipin e PD dhe është e pandikuar nga asnjë influencë e partnerëve ndërkombëtarë.  Dhe kjo klasë që shkon te foltorja për të çekuilibruar klasën politike, shton ai, mund të dalë jashtë kontrollit.

“Është një pjesë e popullsisë që nuk do qeverisjen dhe është e pakënaqur, nuk do lidershipin e PD dhe është e pandikuar nga asnjë influencë e partnerëve ndërkombëtarë. Kjo është pjesa më e pakontrolluar e shoqërisë dhe kjo është një masë e shumë e madhe. Dhe kjo është situata më e rrezikshme që mund të ndodhë në Shqipëri që kjo masë të dalë jashtë kontrollit politik. Në parim po, kjo masë mund të prodhojë një personazh që i duhet shoqërisë. Për herë të parë në 30 vjet ne kemi një qytetar që prodhon një ngjarje politike përtej lidershipit politik institucional. Që është foltorja. Unë kam thënë që nuk është Berisha që përdor pjesëtarët e foltores por janë ata që duan të shprehin revoltën dhe indinjatën e tyre dhe për të çekuilibruar klasën politike dhe indinjatën. Dhe nëse nuk ishin këto te Berisha nuk shkonte asnjë sekondë masa të braktis kur nuk sheh asnjë lloj interesi”.

Lidhur me deklarata e Bashës që tani po bën politikë pasi ka qenë Berisha që ka diktuar, Fuga shprehet se kjo nuk qëndron, pavarësisht influencës së Berishës

Nëse nuk e ka lënë përgjegjësinë e ka ai, jo ai që nuk e ka lënë. Nëse unë rri 10 vjet duke mbajtur çelësat e kashtës dhe është dikush tjetër që drejtonte etika ma dikton; o ti  o unë. Nuk mund të hedhësh përgjegjësinë tënde. Nuk besoj që është kjo. Nuk përjashtoj influencën e zotit Berisha, por ti prandaj je kryetar partie të dish se ai lideri historik mund të ketë këshilla të mira, por edhe disa këshilla mosbesimi ti prandaj je kryetar. Pasi fillon foltoren, Basha i thotë që nuk kam drejtuar unë. Kjo nuk shkon se bie besimi tek elektorati. Se merr përgjegjësi njeriu kur është në drejtim”.

Në analizën e tij shkencore Fuga thotë se ajo çështja Berisha-Basha, pasi u shpall non grata nga SHBA, ishte një shpërthim i problemeve të akumuluara

“Ajo që ndodhi me zotin Berisha që u shpall non grata nga SHBA e shikoj si pickim që drejtohet te një organizëm i sëmurë dhe ky shpërthim shpërthen te ky organizëm të gjitha problemet e akumuluara. Çështjen Berisha-Basha e shikoj si sipërfaqe të asaj që ndodh brenda dhe brenda ka probleme jashtëzakonisht të mëdha. Problemi i parë dhe kryesor është kontradikta e tmerrshme mes një elite  të PD të cilët dhe humbës janë në Kuvend dhe kanë statusin e privilegjet e një deputeti, ndërkohë që elektorati është i përjashtuar nga gjithçka nuk ka asnjë akses në pushtetin lokal, ka pabarazi në trajtimin, janë njerëz që nuk kanë të njëjtin akses në punë. Këta janë të zhgënjyer. Sado agresive ta bësh retorikën parlamentare elektorati nuk ka interes”.

Sipas tij pas 25 prillit Basha duhet të reformonte partinë dhe të bënte autokritikë për fushatën e dobët elektorale.

“Basha pas 25 prillit duhet të reformohej partia, marrëdhëniet e elitave me bazën duhej bërë autokritika për atë fushatë të dobët elektorale që bënë pa mohuar faktin që partia në pushtet përdori gjithë mjetet e shtetit për të marrë votat. Prolemi im kritik është me qeverinë, por qëndrimi kritik është me opozitën. Duhet të bënte analizën kritike të vetvetes. Nuk ka program ideo e djathta shqiptare. Duhet të bëjë një katharsis të plotë të partisë se përndryshe mbaroi. Shpeshherë votoj PD dhe e di që pa opozitën jam i humbur. Por në vend të bënte këtë heshti”.

Pavarësisht kritikave të qeverisë Rama, Fuga thotë se ai po luan perfekt për pushtetin e vet dhe për mandatin e katërt, përkundër Bashës.

“Jam kritik me qeverisjen e Ramës, por aktualisht Rama ka një sjellje perfekte. Ai po luan në mënyrë perfekte për pushtetin e vet. Nuk po them që kjo politikë është emirë. Ai po e mban presidentin në stand by as po e heq, unë kam deklaruar që Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë Metën nuk ka asnjë lloj interesi. Në momentin kur Rama donte që Basha të përjashtonte Berishën ai e mbështeste Bashën. Basha jep goditjen ndaj Berishës, për arsye të vetat nuk them se u ndikua. Në momentin që Berisha filloi foltoren Basha konsideroi që u çlirua nga një barrë dhe mendoi që tani edhe kërkesën e  fundit e plotësoi dhe mund ta rivalizonte për postin e kryeministrit dhe në atë moment Rama e sulmon me foltoren dhe Rama luan perfekt, se qëllimi i Ramës është përçarja e opozitës zgjatja e krizës në PD, mund të ketë ndarje në dy apo më shumë parti PD dhe Rama thotë; do të kem pakica të vogla të menaxhueshëm dhe shkon kështu te mandati i katërt”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos