Rama prezanton kampusin e ri: Ligji i Arsimit të Lartë duhet zbatuar

Nga A2 CNN
19 Janar 2019, 13:59 | Aktualitet

Kryeministri Rama prezanton në një takim me studentë e pedagogë, kampusin e ri universitar në qytetin studenti. Kreu i qeverisë, përtej investimeve kërkoi që ligji për arsimin e lartë të zbatohet.

“Brenda mandatit tjetër të kryetarit të Bashkisë Tiranë synojmë të ketë përfunduar ndërtimi i kampusit universitar”. Është ky premtimi që dha kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të kampusit të ri universitar që pritet të ndërtohet në Qytetin Studenti.

Rama gjatë prezantimit

Në fjalën e tij kryeministri denoncoi edhe abuzimet e të së kaluarës, ku sipas tij  ”simboli i zaptimit ishte  marrja e mensës nga një ish president i republikës për vëllain, dhe kthimi i mensës në lloto”.

Kryeministri theksoi se arsimi i lartë është në një fazë transformimi, por ligji duhet zbatuar, sa kohë nuk ka asnjë propozim për ta ndryshuar atë.

Kreu i qeverisë theksoi sesi asnjëherë më parë, qeveria është bërë palë me protestuesit dhe po përpiqet për të plotësuar kushtet e tyre, por gjatë prezantimit nuk mungoi edhe konflikti me një studente së cilës iu kërkua të largohet nga takimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos