Kryeministri Rama ka publikuar, në Facebook, disa foto me fëmijët shqiptarë që sapo janë nxjerrë nga kampi famëkeq i Al-Hawl, ku mbaheshin, prej vitesh, familjarët e luftëtarëve të Shtetit Islamik.
Kreu i shtetit ndodhet në Liban, prej ku ka nisur dhe operacioni antiterrorist shqiptar për të nxjerrë dhjetëra shqiptarë të bllokuar në këtë vend.
Përkrah fotove të publikuara, Rama shkruan se, deri tani, janë nxjerrë 4 fëmijë dhe se së shpejti do të nxirren dhe të tjerët.
“Po kthejmë katër fëmijë shqiptarë nga kampi i ferrit në Al Howl, nesër në atdhe falë një operacioni të ndërlikuar dhe pas më shumë se një viti përpjekje. Së shpejti edhe fëmijët e tjerë”, shkruan kryeministri. (A2 Televizion)