Rastet me koronavirus, mbyllet pavioni i kirurgjisë në Mat

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 18:35 | Aktualitet
Rastet me koronavirus, mbyllet pavioni i kirurgjisë në Mat

Covid-19 ka mbyllur repartin e kirurgjisë në spitalin rajonal të Matit. Mësohet se mjekët kirurg kanë rezultuar pozitivë me koronavirus çka ka detyruar NJVKSH të mbyllë repartin e kirurgjisë dhe të nisë testimet për personelin tjetër.

Burime thonë se pozitiv ka rezultuar edhe mjeku Otorinolaringolog, por të gjithë mjekët janë në gjendje të qëndrueshme dhe pa komplikacione.

Mjekët janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndjekin udhëzimet e nevojshme.

Ndërkohë, në Bashkinë e Klosit, këtë të hënë, kanë rezultuar 9 të infektuar me Covid-19, duke e bërë këtë zonë të nxehtë për momentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos