Rama publikon pamjet e rrugës Qukës- Qafë-Plloçë: Një pjesë e Shqipërisë magjepsëse për turizmin dhe ekonominë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 09:36 | Aktualitet
Rama publikon pamjet e rrugës Qukës- Qafë-Plloçë:

“Një tjetër pjesë e Shqipërisë magjepsëse për industrinë e turizmit dhe hap perspektiva të reja ekonomike e sociale për banorët”. Kështu e ka konsideruar kreu i qeverisë Edi Rama ndërtimin e rrugës Qukës- Qafë-Plloçë.

Mëngjesin e sotëm, ai ka publikuar pamjet nga rruga, ku aktualisht po vijojnë punimet dhe që sipas tij është e shumë pritur për banorët e kësaj zone.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Qukës - Qafë Plloçë, ku vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili zbulon një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse për industrinë e turizmit dhe hap perspektiva të reja ekonomike e sociale për banorët e krejt kësaj zone, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/908380539821507/

A2 CNN Livestream

Latest Videos