Panariti para izolimit, gati rezerva ushqimore për banorët dhe bagëtinë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 16:31 | Aktualitet
Panariti para izolimit, gati rezerva ushqimore për banorët dhe

Panariti është një ndër fshatrat që bllokohet për të paktën 3 muaj gjatë stinës së dimrit në qarkun e Korçës.

A2 CNN, dimrin e kaluar, udhëtoi në këmbë për të shkuar në Panarit dhe për të parë se si ja dilnin qindra banorë të këtij fshati.

Këtë vit, shkuam para se të bllokohet rruga për të parë se si përgatiten këta banorë për t’u futur në izolim. Këta banorë po krijojnë rezerva ushqimore për vete dhe bagëtinë.

Pavarësisht përgatitjes gjatë dimrit ndodhin edhe të papritura, që zhvlerësojnë këto përgatitje siç janë sëmundjet dhe rastet e urgjencës që kërkojnë ndihmë të specializuar mjekësore. Në të tilla raste, banorët bëhen bashkë për të transportuar në këmbë të sëmurin. Por nuk kanë munguar rastet kur i sëmuri nuk ja ka dalë të mbijetojë dhe madje edhe persona të shëndetshëm kanë mbetur në qafën e Mashkullores të bllokuar nga dëbora.

Kjo është edhe arsyeja që banorët po ja ndryshojnë emrin fshatit të tyre. Kërkesat e këtyre banorëve janë minimaliste ndaj institucioneve, që diku tjetër duhet të jenë të padiskutueshme, hapjen e rrugës dhe furnizimin me energji elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos