Zgjedhja e presidentit, mes deputetëve të opozitës diskutohen emrat

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 11:55 | Politikë
Zgjedhja e presidentit, mes deputetëve të opozitës diskutohen

Enkelejd Alibeaj ka thërritur sot një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për të diskutuar emrat që do të propozohen për postin e Presidentit të Republikës, në raundin e dytë të votimit në Parlament.

Sipas burimeve të A2 CNN, brenda grupit parlamentar të PD-së emrat që do të diskutohen janë Dritan Demiraj, ish-ushtarak dhe ish-ministër të Brendshëm në qeverinë teknike të dalë nga marrëveshja e 17 majit 2017, Visar Zhiti, ish-ministër i Kulturës dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë propozuar emrin e Dashamir Shehit për postin e Presidentit.

https://a2news.com/2022/05/18/marreveshja-alibeaj-balla-komisioni-i-rithemelimit-kunder-qesharake-dhe-antikushtetuese/
https://a2news.com/2022/05/18/zgjedhja-e-presidentit-alibeaj-u-beme-pjese-qe-mazhoranca-te-mos-kete-alibi-ta-coje-ne-raundin-e-katert/

Një ditë më parë, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që në dy raundet e ardhshme, kandidaturat për postin e Presidentit të prezantohen vetëm nga opozita. Marrëveshja erdhi pas insistimit edhe të opozitarëve të tjerë në tryezë. Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Agron Duka detyruan Alibeajn të pranonte që diskutimi të kalonte te kandidaturat konkrete.

Marrëveshja e arritur nuk do të thotë se PS-ja do të pranojë automatikisht propozimet e opozitës. Nëse nuk ka dakordësi për kandidaturat deri në raundin e tretë që kërkojnë shumicë të cilësuar me 84 vota, socialistët më pas do të dalin me propozimet e veta në dy raundet e fundit, që mundësojnë zgjedhjen e Presidentit të ri me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos